Shpërthim i fuqishëm në Krime, tym mbi kompleksin ushtarak rus

 

 

Dronët e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës goditën një depo municionesh të përdorur nga Brigada e 126-të Bregdetare Mbrojtëse ruse pranë fshatit Perevalne në Krimenë e pushtuar, duke shkaktuar një shpërthim të madh dhe zjarr, bëri të ditur një burim sigurie për Kyiv Independent

Në depo, e cila ndodhej pranë një autostrade kyçe midis Simferopolit dhe Alushtës, thuhet se ndodheshin pajisje ushtarake, municion dhe karburant. Banorët lokalë raportuan se pas sulmit, një re e dendur tymi u ngrit mbi kompleksin ushtarak.

Pamjet nga rrjetet sociale tregojnë një shpërthim të fuqishëm.

“Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës vazhdon të godasë në mënyrë efektive objektivat legjitime ushtarake në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Përpjekjet për të zvogëluar kapacitetet ushtarake ruse do të vazhdojnë,” tha burimi. Ka pasur gjithashtu raportime se ushtarë rusë kanë humbur jetën në shpërthim.

Sipas informacionit të disponueshëm, sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe detyroi forcat ruse të bllokojnë trafikun në autostradën Simferopol-Alushta, e cila kalon afër zonës së goditur. Rusia nuk ka komentuar zyrtarisht incidentin.

Ukraina ka intensifikuar muajt e fundit sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi dhe aktet e sabotimit në Krimenë e pushtuar, duke shënjestruar infrastrukturën ushtarake dhe qendrat logjistike ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi më 7 prill se Ukraina po rrit prodhimin e “të gjithë spektrit të dronëve”, si dhe të sistemeve tokësore robotike.

Ukraina dhe Rusia janë mbështetur gjithnjë e më shumë në luftën me dronë gjatë luftës, duke përdorur dronë ajrorë, detarë dhe tokësorë për operacione zbulimi dhe goditjeje.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…