Pushime nën rrezik – orteku përpin udhëtarët në Alpe!

 

 

Një mision shpëtimi është duke u zhvilluar në malin Eiger në Alpet zvicerane, pasi disa persona dyshohet se janë zënë nga një ortek. Ngjarja ndodhi të shtunën, pak pas mesditës, bëri të ditur policia e Kantonit të Bernës në një deklaratë përmes rrjeteve sociale, shkruan Gazeta KFVA.

Autoritetet njoftuan se kanë nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi, duke angazhuar disa ekipe profesionale për të gjetur dhe ndihmuar personat e bllokuar nga orteku, transmeton BBC.

Maja Eiger, me lartësi prej 3,967 metrash, ndodhet pranë zonave turistike të njohura si Grindelwald, Lauterbrunnen dhe Wengen – të cilat janë destinacione të njohura për sportet dimërore dhe alpinistët. Ende nuk janë dhënë detaje mbi numrin e personave të përfshirë ose gjendjen e tyre.

  • Shkrime të ngjashme

    “Mami, babi unë dola…” – familja tregon bisedën e fundit me djalin që u zhduk në Gjilan

    Familja e Xhengiz Hyzeirit, i zhdukur nga 2 janari, kanë rrëfyer momentet kur e kanë parë familjarin e tyre për herën e fundit. Ata po ashtu kanë kërkuar ndihmë pasi që dy javë kërkimet nuk kanë qenë të frytshme. “Ka…

    Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndëshkohen

    Sindikata e Policisë së Kosovës, ka thënë se çdo lajmërim i rremë ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndëshkohet për lajmërim të rremë. Nga Sindikata, është thënë edhe se, nëse IPK vazhdon punën në mënyrë profesionale dhe ndaj çdo lajmërimi të…