Përplasen helikopterët, pesë të vdekur në Finlandë

 

 

Pesë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë civilë u përplasën në ajër në Finlandë, tha policia lokale.

Helikopterët u rrëzuan pranë Aeroportit Eura pasi ishin ngritur së bashku nga kryeqyteti estonez i Talinit, raporton BBC.

Autoritetet gjetën rrënojat e helikopterëve në një zonë të pyllëzuar. Policia thotë se ishin dy persona në njërin helikopter dhe tre në tjetrin.

Ata ishin duke shkuar për në një ngjarje aviacioni në Qendrën e Fluturimeve Piikajärvi në Kokemäki, raportojnë mediat lokale

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…