Paralajmëron Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë

 

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e sotme se brenda dy ose tre javëve të ardhshme, zyrtarët amerikanë do t’u dërgojnë letra vendeve të ndryshme, në të cilat do të përshkruajnë se “sa do të paguajnë për të bërë biznes” me Uashingtonin.

Kjo deklaratë u bë përpara se ai të nisej nga Abu Dhabi, ndalesa e fundit e turneut të tij katërditor në vendet e Gjirit. Trump nuk dha sqarime të mëtejshme se çfarë nënkuptonte saktësisht.

Deklarata e Trumpo vjen në një kohë kur Kina dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan një armëpushim në luftën e tyre tregtare të hënën, pas bisedimeve midis përfaqësuesve të tyre në Zvicër. Trump iu referua këtij zhvillimi, si dhe marrëveshjes së veçantë tregtare që nënshkroi me Britaninë.

Në një moment gjatë dy ose tre javëve të ardhshme, mendoj se Sekretari i Thesarit Scott Bessant dhe Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick do të dërgojnë letra duke u thënë njerëzve se sa do të paguajnë për të bërë biznes me Shtetet e Bashkuara“, tha ai.

Trump më tej tha se zyrtarët amerikanë nuk janë në gjendje të takohen me “të gjitha 150 vendet që duan një marrëveshje” me Uashingtonin.

Javën e kaluar, SHBA-të arritën një marrëveshje të kufizuar tregtare me Britaninë. Sipas kësaj, tarifat prej 10% mbi eksportet britanike mbeten në fuqi, por tarifat më të larta mbi çelikun dhe makinat do të ulen.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…