Osmani takohet me Erdoganin, e quan “mik të palëkundur” të Kosovës

 

 

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.


Takimi zuri vend në Tiranë, aty ku dje nisi Samiti i Komunitetit Politik Evropian, duke mbledhur liderë shtetërorë evropianë.

Duke e përshkruar Erdoganin si mik të palëkundur të Kosovës, Osmani e falënderoi atë për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdogan – një mik i palëkundur i Kosovës.

E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi presidentja, pas takimit me homologun turk.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…