Nga zyra e presidencës drejt Eurovizionit – Osmani në mbështetje të Shqipërisë!

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkrahur publikisht përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovizion, Shkodra Elektronike, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të votojnë për numrin 26 në natën finale të këtij festivali, shkruan Gazeta KFVA.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se edhe pse Kosova ende nuk merr pjesë zyrtarisht në Eurovizion, ajo sonte përfaqësohet denjësisht nga artistët shqiptarë.

“Sonte, edhe Kosova shndrit me Shkodrën Elektronike! Një krijim që sjell një rrëfim të fuqishëm e kuptimplotë, meriton përkrahjen tonë në Kosovë, në mërgatë e kudo që ka shqiptarë”, ka shkruar presidentja.

Ajo përfundoi thirrjen me një mesazh të qartë: “Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen: Votoni Shqipërinë dhe numrin 26. Fitore për Zjerm!”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…