Nga malet në qytet – Ariu kthen Suharekën në zonë të rrezikut!

 

 

Një qytetar i është drejtuar Insajderit me një ankesë.

“Jam një qytetar nga fshati Mushtisht, komuna e Suharekës.Kemi një problem me kafshë të egra, konkretisht me arinj. Prej disa ditësh po sillen në lagjen tonë dhe madje po hyjnë edhe në oborre. Nëse do të kishit mundësi të postonit një video, në mënyrë që ta shohin edhe qytetarët e tjerë, por edhe shteti, ndoshta do të merren masa.

Ne kemi telefonuar disa herë, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Jemi të frikësuar, nuk guxojmë të dalim as në oborr, pasi ato shfaqen në orët e hershme të mbrëmjes”, ka shkruar qytetari, i cili ka dërguar edhe një video, që pretendon se pamjet janë marr nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij.

 

  • Shkrime të ngjashme

    “Ministra e kryetar të komunave nën hetim”, zëvendëskryeprokurori i Speciales: Po trajtojmë 390 raste të korrupsionit

    Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka bërë të ditur se Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar po trajton 390 raste të dyshimta për korrupsion të nivelit të lartë, duke përfshirë ministra, kryetarë komunash dhe drejtorë të agjencive…

    Trump kërcënon me tarifa të reja vendet që kundërshtojnë marrjen e Greenlandës nga ana e SHBA-së

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të premten ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk pajtohen me ambiciet e tij për të aneksuar Groenlandën. Trump tha në një takim në Shtëpinë e Bardhë…