by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Preidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zgjedhur të shprehë falënderimet e tij në shqip si një shenjë respekti dhe afërsie për mikpritjen shqiptare dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, shkruan Gazeta KFVA.
“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian. Franca ju mbështet në këtë rrugë.”, ka shkruar Macron në “X”
Ky është një sinjal i fortë diplomatik dhe politik që Franca e sheh Shqipërinë si pjesë të natyrshme të familjes evropiane, dhe gjithashtu tregon për përmirësimin e raporteve dypalëshe, sidomos në kontekstin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.
Macron gjithashtu u bëri thirrje shteteve pjesëmarrëse në këtë forum të investojnë në Shqipëri pasi sipas tij, vendi ka një udhëheqje të fortë dhe një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Europian.
Ai theksoi se kjo thirrje vjen jo vetëm sepse Rama është miku i tij, por edhe sepse me mandatin e tij të që mori, Shqipëria do të shkojë drejt BE-së brenda dy viteve. Macron shtoi se ky proces do të mbështetet fort nga Franca dhe Gjermania.
Emmanuel Macron, ka qëndruar në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC)./
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri