by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë politikë dhe drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore.
Macron u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse në këtë forum që të investonin në Shqipëri, pasi sipas tij, vendi ka një udhëheqje të fortë dhe një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Evropian,.
Ai theksoi se kjo thirrje vjen jo vetëm sepse kryeministri Edi Rama është miku i tij, por edhe sepse me mandatin e tij të që mori, Shqipëria do të shkojë drejt BE-së brenda dy viteve.
Macron shtoi se ky proces do të mbështetet fort nga Franca dhe Gjermania.
“Është jashtëzakonisht mirë t’ju kesh në Evropë. E di që vini nga pjesë të ndryshme të botës, dhe ky është një vend i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Në këtë botë, mos i nënvlerësoni fuqitë e cilësive të tilla, dhe jam shumë i lumtur që jeni këtu. Përtej shakave që bëj me kryeministrin Edi Rama, këtu në Shqipëri keni qartësisht një pikë hyrëse të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë. Shqipëria është një pikë kyçe në Mesdhe dhe në Evropë. Prandaj, ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Nuk po flas vetëm sepse është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë, duke pasur një mandat të qartë, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, dhe dua t’ju siguroj se ne, si evropianë, do të japim rezultate. Tashmë kemi një linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë dhe do të bëjmë maksimumin për të realizuar agjendën që kemi diskutuar. Ju lutem, investoni në Evropë, besoni në Evropën e fortë që po ndërtojmë, sepse kemi nevojë për besimin tuaj dhe investimet tuaja. Kjo do të na ndihmojë të realizojmë këtë agjendë të ambicioshme, e cila është e duhur jo vetëm për evropianët, por edhe për rajonet e tjera, për të krijuar sa më shumë stabilitet”, tha Macron për pjesëmarrësit në këtë forum
Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe presidenti i SHBA-së tha se marrëveshja me Putinin përcakton që gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi, duhet t’i përkasë Rusisë. “Një vendim nga Rusia dhe SHBA-ja mbi
Shqipëria po përballet me zjarre të cilat janë riaktivizuar gjatë natës e orëve të para të mëngjesit. 57 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, 29 prej të cilave ende aktive. 137 persona janë identifikuar nga policia si autorë të zjarrvënieve nga muaji qershor e deri më sot. 46 prej këtyre
Sytë e botës janë përqendruar në shtetin amerikan të Alaskës, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin përgatiten të udhëtojnë atje për samitin e tyre historik që do të zhvillohet nesër, shkruan BBC. Udhëheqësit globalë të enjten vazhduan të negociojnë, diskutojnë dhe të mbajnë qëndrime përpara takimit. Më parë, Kryeministri
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se në 12 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 61 vatra zjarri. Prej tyre, 9 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 52 të tjera janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave mbështetëse. Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim me Zjarrfikësit,