Kur Sazani bëhet Manhattan – dhëndri i Trumpit sheh yje me Ramën!

 

 

Po mbahet në Tiranë, më 17 maj, Samiti Ekonomik Ndërkombëtar ‘Future Investment Initiative Europe’, ku i pranishëm virtualisht  ishte edhe Jared Kushner.

Ai lavdëroi Ramën, teksa foli edhe për aeroportin e Vlorës duke e cilësuar si një mundësi shumë të madhe për tu shfrytëzuar në rajon.

“Edi është një politikan shumë i aftë – na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon”, tha Kushner.

Gjatë fjalës së tij në forumin ndërkombëtar ekonomik për të ardhmen e Europës. Kushner u ndal edhe te projekti i Sazanit.

Sipas tij, ky projekt është spektakolar dhe do të zhvillojë edhe Mesdheun.

“Do sjellë rritje ekonomike, kam marrë reagime shumë të mira nga Shqipëria. Mendoj se është një vend thesar. Ne kemi marrë inxhinerët më të mirë në Europë, për të na ndihmuar, do të sigurohemi që do ta mbrojmë vërtet mjedisin. Teksa shohim projektin, është shumë e rëndësishme të kuptosh sesi e kemi kapur mjedisin natyror dhe e kemi përqafuar atë. Sa i përket lokacionit dhe vendndoshes, ky projekt është 60 milje nga Italia, 6 milje nga Korfuzi. Do jetë 10 minuta larg me makinë nga pikat e Shqipërisë, e zhvillon shumë edhe Mesdheun”, theksoi Kushner.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…