Kaja Kallas javën tjetër vjen në Kosovë, Osmani vizitë jashtë vendit – nuk e takon

 

 

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, javën e ardhshme do të vijë për vizitë në Kosovë. Kështu ka konfirmuar presidentja Vjosa Osmani.

E para e shtetit përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se ajo ka zhvilluar të premten takim me Kallasin në kuadër të Samitit të Komitetit Politik Evropian në Tiranë, pasi javën e ardhshme nuk do të jetë e pranishme në Kosovë dhe nuk mund të takohet, shkruan Reporteri.net.

“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, ka shkruar Osmani.

Osmani përmes një postimi në Facebook sqaroi arsyen e mungesës në Prishtinë në kohën e vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së.

“Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, ka shkruar Osmani.

Ajo vlerësoi Kallasin si një përkrahëse të kahmotshme të një Evrope të sigurt dhe të bashkuar, ndërsa nënvizoi përkushtimin e Kosovës për integrim në BE.

“Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”, ka shkruar Osmani.

Gjatë javës së ardhshme, më 21 dhe 22 maj, Osmani do të qëndrojë në Zvicër, me ftesë të Këshillit Federal të Konfederatës, të udhëhequr nga presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter.

Ajo do të shoqërohet në këtë vizitë nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…