Jeton me plagët që s’i sheh askush – Viktimat harrohen pasi tragjedia mbyll lajmin!

 

 

Trajtimi vetëm mjekësor i dëshmitarëve të krimit që potencialisht edhe lëndohen, po konsiderohet i pamjaftueshëm. Dëshmitarët, sipas ekspertëve zakonisht trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në dyshim.

Para një jave një person dyshohet se plagosi gruan e tij dhe më pas ia mori jetën vetës.

Ndonëse nuk dihen shume detaje për rastin, sipas raportit të Policisë atë ditë, dëshmitarja e rastit ishte trajtuar për lëndimin  në dorë dhe ishte liruar nga hapësirat e QKUK-së.

Por ajo nuk u trajtua psikologjikisht, ndonëse pa me sytë e saj veprimin e rëndë.

Kështu ndodhë edhe rëndom.

Kjo pasi që dëshmitarët trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në mëdyshje.

Avokati Valdet Hoxha po thotë se nuk ka ndonjë protokoll apo rregullore se si duhet të trajtohen viktimat apo dëshmitaret e krimit.

“Në rastet kur ka të dëmtuar apo viktima dhe trajtohen nga institucionet mjekësore, në rastet kur nuk është i nevojshëm hospitalizimi i tyre, ata lirohen në shtëpi. Natyrisht, nëse në praktikë ka raste kur përveç i lënduar mund të jetë edhe i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale, nëse e lejojnë rrethanat mjekësore mund t’i caktohet edhe masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë”, deklaroi avokati Valdet Hoxha

Ndërsa, sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli po thotë se kjo situatë është shqetësuese dhe se sa më parë duhet të bëhet një rregullore për këso raste.

“Personat të cilët e shohin një krim apo e përjetojnë një krim dhe nuk trajtohen më pas nga psikologë dhe persona përgjegjës do ta vuajnë pasojën e asaj ngjarjeje gjatë gjithë jetës. Kështu që gjithsesi që duhet të ngritet një rregullore edhe për këtë çështje”, tha sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli

I vetmi rast kur një strategji është krijuar nga shteti është ajo e Ministrisë së Drejtësisë që përfshin vetëm formën se si institucionet përgjegjëse duhet të trajtojnë viktimat e dhunës në familje dhe asaj seksuale

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…