Gjaku në rrugët e Prishtinës – një i plagosur rëndë nga therja me thikë!

 

 

Gazeta ka raportuar më parë për një therje me thikë në një kafiteri në Prishtinë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Sinjali mësoi se në konflikt janë përfshirë: Egzon Qerimi, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, Donat Vitia, i lënduar gjatë përleshjes, Elion Vitia, i dyshuari që dyshohet se e ka përdorur thikën gjatë rrahjes.

Motivi dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për borxh, që çoi në përplasje fizike me pasoja.

Ndërsa, për gazeta rreth gjendjës së të lënduarve ka folur mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori, duke njoftuar se dy të lënduarit kanë pasur lëndime në duar dhe në krahë.

“Dy pacient të lënduar me mjet të mprehtë me lëndime në ekstremitetin e sipërme. Njëri është trajtuar në emergjencë dhe është liruar, ndërsa tjetri është në trajtim e sipër nga kirugu plastik”, u deklarua Govori.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…