Shqiptari në shënjestër të Europolit – kërkohet për krim të rëndë!

 

 

Në mbrëmjen e 11 shtatorit 2019, Shpendi Malo dyshohet se e ka joshur viktimën përmes telefonit celular drejt Dölauer Heide, një pyll në qytetin Halle (Saale). Aty thuhet se ai e ka therur të riun, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Për të mbuluar gjurmët e krimit, trupi i tij u hodh në një hendek dhe u mbulua me gjethe. Kufoma u gjet katër ditë më vonë nga kalimtarë të rastit, shkruan Gazeta KFVA.

Trupi i 27-vjeçarit shqiptar, Ismail P., kishte plagë të shumta me thikë dhe plagë nga armë zjarri.

Policia, në kuadër të hetimeve, ka arritur të rindërtojë orët e fundit të viktimës. Sipas tyre, Ismail P. kishte mbërritur në Halle me tren më 11 shtator 2019 dhe kishte marrë një taksi nga sheshi i tregut drejt Dölauer Heide. Pas kësaj, ai besohet se është takuar me vrasësin e tij. Valixhja që Ismaili kishte me vete gjatë udhëtimit nuk është gjetur.

Departamenti i Hetimeve Penale ka kërkuar ndihmën e publikut në emisionin e njohur të ZDF-së “Aktenzeichen XY … ungelöst”.

Shpendi Malo është identifikuar si i dyshuari kryesor, por ende nuk është kapur. Përmes programit të ZDF-së, Europoli dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale po kërkojnë informacione për vendndodhjen e tij.

Aktualisht, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse ka pasur bashkëpunëtorë, por ekzistojnë disa tregues që e sugjerojnë këtë. Motivi i saktë i krimit mbetet i paqartë, megjithatë dyshohet për një mosmarrëveshje në skenën e drogës.

Shpendi Malo, 34 vjeç dhe shtetas shqiptar, në kohën e krimit kishte flokë të errët, të drejtë dhe trup të hollë. Tipari dallues tek ai janë disa nishane në fytyrë, ku më i madhi ndodhet poshtë syrit të djathtë.

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…