by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Samiti i liderëve evropianë në Shqipëri ishte një moment që mund të kishte shërbyer si një katalizator për diskutime të thella mbi sfidat globale dhe rajonale. Megjithatë, realiteti tregoi se ndërsa Evropa po përballet me dilema ekzistenciale, sigurinë e pasigurt dhe strategjitë e munguar, narrativa politike në Shqipëri vijoi të mbetej në sipërfaqe, e zhytur në spektakël dhe ngjarje periferike.
Ndërsa bota shqetësohet për çështje si lufta dhe paqja, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së, reforma e brendshme e Bashkimit Evropian dhe strategjia e NATO-s për sigurinë, samiti nuk solli asnjë qartësi mbi këto çështje. Ballkani Perëndimor, një rajon që duhet të jetë në vëmendje për shkak të historisë së tij të tensionuar dhe rolit të tij gjeopolitik, mbeti i mbuluar nga të njëjtat paqartësi dhe mungesa e premtimeve konkrete. Koncepti i Komunitetit Evropian duket se është kthyer në një formulë për të fituar kohë, në vend që të japë një drejtim të qartë për integrimin e rajonit.
Stabilitokracia si model politik mbetet e pamjaftueshme dhe joefikase në mungesë të një demokracie funksionale. Në vend që të adresohen sfidat reale të Shqipërisë në këtë kontekst, lajmet e shpërndara rreth samitit ishin të reduktuara në detaje anekdotike, nga batutat e Kryeministrit shqiptar, deri te veshjet e liderëve.
Asnjë reflektim mbi përgjegjësitë që Shqipëria ka në këtë panoramë të ndërlikuar, asnjë vlerësim mbi hendekun mes sfidave që vendi përballet dhe reformat që ende nuk janë ndërmarrë.
Në një klimë ku vendimet ndërkombëtare po formësojnë kursin e së ardhmes, Shqipëria vijon të mbetet e zënë me spektaklin politik dhe një perceptim të ngushtë mbi diplomacinë. Ndërkohë që qeverisja vazhdon në trajektoren e vet të njohur dhe opozita mbetet e izoluar në retorikë, vendi mbetet në pritje që problemet të zgjidhen nga jashtë. Ndërsa liderët botërorë përpiqen të navigojnë një botë gjithnjë e më të pasigurt, Shqipëria ende nuk ka përcaktuar qartësisht rolin e saj në këtë realitet të ri.
Nga ana tjetër, Kosova në këtë kontekst gjeopolitik, përballet me një realitet kompleks, ku statusi i tij i pazgjidhur dhe tensionet rajonale e bëjnë një faktor kritik në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht aspiratave për integrim evropian dhe aleancë të fortë me Perëndimin, sfidat mbeten të mëdha.
Në samitin evropian në Shqipëri, u diskutua për perspektivën e rajonit, por Kosova vazhdon të mbetet peng e dinamikave të brendshme dhe marrëdhënieve të tensionuara me Serbinë. Bashkimi Evropian, ende i paqartë në strategjinë e tij për zgjerimin, e ka mbajtur Kosovën në një status të ndërmjetëm, duke e kushtëzuar avancimin e saj me procesin e normalizimit.
Nga njëra anë, SHBA dhe BE përpiqen të ruajnë stabilitetin përmes dialogut Kosovë-Serbi, por realiteti është që ky proces nuk ka prodhuar rezultate të qëndrueshme. Marrëveshjet e nënshkruara shpesh mbeten të pa implementuara, ndërsa tensionet politike dhe krizat e sigurisë vazhdojnë.
Në këtë moment historik, ku BE po kërkon të rikthejë fuqinë e saj dhe NATO po shqyrton sfida të reja, Kosova mbetet në pritje të një zgjidhjeje strategjike që nuk duket në horizont. Nëse rajoni vazhdon me status quo-në e krizave të përsëritura, rrezikon të mbetet jashtë planeve më të gjera evropiane.
Shqipëria dhe Kosova mund të bashkëpunojnë më shumë për të forcuar pozicionin e tyre në rajon, por pa një qasje të qartë nga ndërkombëtarët, Kosova mbetet në një limbo politike dhe diplomatike.
Në fund, integrimi i Kosovës në BE dhe NATO nuk është thjesht çështje e vullnetit politik, por një sfidë gjeopolitike që kërkon vendime të guximshme. Pyetja kryesore mbetet: A do të lejojë Evropa që statusi i pazgjidhur i Kosovës të mbetet një burim i përhershëm paqartësie dhe tensioni, apo do të ndërhyjë me një plan më konkret për rajonin? Shenjat nuk janë të qarta dhe sfidat mbeten të hapura.
Analizë ekskluzive për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, I. Boletini
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat pritet që vende-vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 16-20 gradë. “Do të fryjë erë nga drejtimi i
Qeveria e Kosovës – aktualisht në detyrë, në krye me Albin Kurtin në buxhetin e vitit 2022 për herë të parë kishin ndarë një linjë të veçantë buxhetore si përkrahje për Luginën e Preshevës. Përmes një memorandum bashkëpunimi, Qeveria e Kosovës këto mjete i bartë te Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh), institucion ky i cili përfaqëson
Kryetari i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, është drejt fitores në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion, sipas dy exit poll-eve. Ky rezultat shihet si shprehje e vullnetit të qytetarëve që Rumania të qëndrojë në rrugën e saj pro-perëndimore. Sondazhe të veçanta nga Avangarde dhe CURS i dhanë Danit një fitore të
Ish-presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë, thotë zyra e tij, shkruan BBC, transmeto KFVA. “Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden iu nënshtrua një kontrolli për një gungë të re në prostatë pas përkeqësimit të simptomave urinare. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason