Rizvanolli publikon vendimin e vitit 2015, thotë se liberalizimi i tregut u miratua nga Qeveria Mustafa

 

 

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas debatit të fundit rreth liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe ngritjes së çmimit të rrymës, duke publikuar një vendim të vitit 2015 që, sipas saj, hedh dritë mbi bazën ligjore të këtij procesi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rizvanolli ka bërë të ditur se ligji që parasheh liberalizimin e tregut të energjisë është miratuar në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër i Kosovës, përkatësisht nga Qeveria Mustafa në vitin 2015.

“Ligji që parasheh liberalizimin e tregut, zbatimi i të cilit po kundërshtohet sot, është miratuar nga Qeveria Mustafa para gati 10 vitesh”, ka shkruar Rizvanolli.

Ky reagim i ministres vjen rreth dy muaj pas njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila u bëri thirrje bizneseve që të gjejnë vetë furnizuesin e tyre të energjisë në tregun e hapur.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…