Rama pret liderët e Evropës, Kurti rininë socialiste

 

 

Përderisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot mblodhi në Tiranë liderët evropianë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian nën logon “New Europe in a new world”, në Prishtinë kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur rininë socialiste.

Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se Kosova për herë të parë është nikoqire e punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY), një ngjarje që bashkon rininë progresiste nga çdo cep i botës.

Kurti ka bërë të ditur se Rinia e Vetëvendosjes, sot zyrtarisht u votua si anëtare vëzhguese e këtij Unioni dhe pjesë e familjes botërore të të rinjve socialistë!

Në këtë ngjarje po marrin pjesë pesidentja e Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY), Hend Mgaieth,ish-kryeministri i Greqisë,George Papandreou,

Kurti u ka thënë të rinjve që janë zëri i një gjenerate që nuk pranon t’i nënshtrohet padrejtësive, “zëri i një gjenerate që lufton për një botë ku barazia, solidariteti dhe dinjiteti njerëzor janë vlera të patjetërsueshme e të pa negociueshme”.

“Ky Këshill, me temën që e shtjellon, vjen në një moment kritik për botën dhe planetin. Demokracia, siç e njohim, po përballet me sfida të mëdha: rritja e autoritarizmit dhe ekstremizmit, polarizimi i shoqërive, sulmet ndaj të drejtave themelore, kriza e mjedisit dhe përhapja e ideologjive të urrejtjes. Në këtë kontekst, roli i të rinjve si ju, të mbledhur këtu nga të gjitha kontinentet, nga Afrika, Amerika, Azia, Paqësori, Deti i Zi, Mesdheu, Evropa, etj., është më i rëndësishëm se kurrë. Ju jeni arkitektët e një të ardhmeje ku solidariteti triumfon mbi përçarjet dhe ku guximi ynë kolektiv i përgjigjet frikës me vullnet, guxim dhe shpresë. Kosova, si vend pritës i këtij Këshilli, është shembull i fuqisë transformuese të rinisë dhe i vendosmërisë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë. Historia jonë është një histori e luftës për çlirim, e rezistencës kundër shtypjes dhe shfrytëzimit dhe e përpjekjeve të pandalshme për të krijuar një shtet të bazuar në sundimin e ligjit, në drejtësi e barazi, e në një shoqëri gjithëpërfshirëse e cila nuk e lë askënd mbrapa. Nga vuajtjet e së kaluarës, kemi mësuar se liria dhe drejtësia nuk dhurohen, ato fitohen dhe duhet të mbrohen. Nga sfidat e së kaluarës dhe të tashmes, ne kuptojmë se përgjegjësia për të mbrojtur demokracinë bie mbi supet tona. Dhe nga ëndrrat për të ardhmen, ne gjejmë guximin për të vepruar, për të bashkëvepruar dhe për të ndërtuar një vend më të mirë me të ardhme të ndritshme.”, ka thënë Kurti.

“Prishtina është shtëpia juaj.”, ka thënë Kurti atyre.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…