Nga sanksione në sinjale: Erdogan dhe Trump në një faqe për Sirinë…

 

 

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka shprehur publikisht mirënjohjen ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për vendimin për të hequr sanksionet ndaj Sirisë, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për stabilitetin në Lindjen e Mesme.

“Falënderoj z. Trump për këtë vendim të guximshëm. Është një hap pozitiv që mund të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal,” deklaroi Erdogan në një fjalim para anëtarëve të partisë së tij AKP.

Ai e përmendi ish-presidentin amerikan edhe në kontekstin e krizës në Gaza, duke shprehur shpresën për përmirësime të afërta në situatën humanitare.“Shpresojmë se së shpejti do të marrim një lajm të mirë për Gazën që do të sjellë lehtësim në zemrat tona.”

Erdogan gjithashtu konfirmoi se kishte marrë pjesë virtualisht në një takim të mbajtur në Arabinë Saudite, ku ishin të pranishëm edhe Donald Trump, princi saudit Mohammed bin Salman dhe presidenti sirian Ahmad al-Sharaa.

Një nga pikat kryesore të fjalës së tij ishte reagimi ndaj lajmit për shpërbërjen e grupit militant kurd PKK, të cilin ai e përshëndeti, por paralajmëroi se kjo nuk mjafton.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…