Moti për sot: Shi e me erë

 

 

Sot parashikohet të kemi ardhjen e një cikloni nga Afrika Veriore, dhe depërtimin e masave të ftohta nga veriu i kontinentit me origjinë polare, me ç’rast do të sjellin ndryshim drastik në kushtet e motit, veçmas në mes të muajit maj.

Si rrjedhojë, moti do të karakterizohet i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat do të fillojnë që nga orët e para të 24-orëshit. Reshjet herë pas here pritet të jenë më intensive, ndërsa në zonat malore edhe reshje bore. Mund të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Sipas parashikimeve të fundit, orëve të pasditës dhe mbrëmjes, nuk përjashtohet mundësia për reshje bore edhe në ultësira, konkretisht në Rrafshin e Kosovës.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h, raporton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat do të pësojnë ulje gradualisht gjatë ditës, nga 12 deri në 14°C sa pritet të jenë rreth mesnatës, duke zbritur prej 2 deri në 4°C në orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…