Categories: Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

 

 

Endometrioza nënkupton një sëmundje ku indet e ngjashme me mukozën e mitrës rriten në vende të tjera, siç janë vezoret dhe tubat fallopiane, madje edhe në organet e largëta

Mund të fillojë nga menarka (menstruacioni i parë) dhe të zgjasë deri në menopauzë. Pra, endometrioza prekë gratë e çdo moshe. Karakterizohet nga një proces inflamator kronik, beninj. Mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në jetën e personave të afektuar, por fatmirësisht ka trajtime që mund të ndihmojnë.

Cilat janë shenjat dhe siptomat e endometriozës?

Endometrioza shpesh shkakton dhimbje të forta në legen, veçanërisht gjatë periudhave menstruale. Endometrioza është shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve kronike të legenit tek gratë dhe shoqërohet me infertilitet. Disa gjithashtu kanë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose kur kryejnë nevojat fiziologjike, disa kanë vështirësi të mbeten shtatzënë, e të tjerë me endometriozë nuk kanë asnjë simptomë.

Simptomat e endometriozës janë të ndryshueshme dhe të lloj-llojshme që do të thotë se punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk mund ta diagnostikojnë atë lehtësisht. Simptomë e zakonshme është dhimbja në pjesën e poshtme të barkut (legeni).

Simptomat shpesh përmirësohen pas menopauzës, por jo gjithmonë. Individët me simptoma mund të mos jenë të vetëdijshëm për gjendjen.

Zonat rozë janë zakonisht zonat kryesore të dhimbjes; zonat e gjelbërta janë zakonisht zonat e referuara të dhimbjes dhe kryesisht të dhimbshme gjatë shpërthimeve dhe periudhave perimenstruale

Si shkaktohet endometrioza?

Shkaku i endometriozës është i panjohur. Ekzistojnë tri teori kryesore që mund të shpjegojnë shkakun e endometriozës, teoria më e pranuar është ajo e menstruacioneve retrograde sipas Sampsonit, teoria tjetër mbështetet në metaplazinë qelizore dhe teoria e fundit besohet që qelizat burimore mund të shkaktojnë sëmundjen, e cila më pas përhapet nëpër trup nëpërmjet gjakut dhe enëve limfatike.

Faktorë të tjerë mund të kontribuojnë gjithashtu në rritjen ose qëndrueshmërinë e indit endometrial ektopik. Për shembull, endometrioza dihet se varet nga estrogjeni, i cili nxit inflamacionin, rritjen dhe dhimbjen e lidhur me sëmundjen. Megjithatë, marrëdhënia midis estrogjenit dhe endometriozës është komplekse pasi mungesa e estrogjenit nuk do të thotë gjithmonë mungesë e endometriozës.

Si bëhet diagnostifikimi?

Një cikël menstrual tepër i dhimbshëm, për shembull, ose prania e dhimbjes së vazhdueshme gjatë marrëdhënieve seksuale (veçanërisht nëse lind pas periudhave të mungesës së dhimbjes) nuk janë normale. Ju duhet të kërkoni ndihmë mjekësore profesionale nëse i përjetoni këto ose ndonjërën nga simptomat e cekura më lartë.

Mjeku juaj kryen disa ekzaminime, për të konfirmuar diagnozën dhe për të përjashtuar shkaqet tjera që mund të japin simptoma të ngjashme.

Ekzaminimi bimanual

• Ekzaminimi digital (bimanual) i legenit: Njëra dorë ngre mitrën, ndërsa tjetra shtyn fundusin poshtë. Cistet ose dhëmbëzimet pas mitrës jenë të prekshme.
• Laparoskopia: Laparoskopia. Ky është padyshim testi më funksional diagnostik për diagnostikimin e endometriozës, sepse mundëson identifikimin edhe të nyjeve endometriotike shumë të vogla. Laparoskopia shpesh shoqërohet me biopsi dhe analiza histologjike të indit endometrial.
• Biopsia: Zakonisht gjatë një laparoskopie, mjeku juaj heq një kpjesë indi, i cili ekzaminohet nën një mikroskop nga një specialist patolog për të konfirmuar diagnoz
• Testet imazherike: Skanimet me ultratinguj, MRI ose CT të endometriozës na ndihmojnë të dallojmë indet dhe cistat që mund të jenë shenja të endometriozës. Vlerë më të madhe diagnostike kanë:
• Ultratingulli transvaginal;
• MRI e zonës së legenit;

Endometrioza prek 10-15% të të gjitha grave të moshës riprodhuese dhe 70% të grave me dhimbje kronike të legenit.

Statistikë botërore e epidemiologjisë së endometriozës

Si mund ta parandalojmë, trajtojmë apo shërojmë?

Nuk ka asnjë mënyrë të njohur deri më tani për të parandaluar endometriozën dhe nuk ka shërim, por simptomat e saj mund të trajtohen me medikamente ose, në disa raste, me kirurgji.
Trajtimet për të menaxhuar endometriozën mund të ndryshojnë në bazë të ashpërsisë së simptomave dhe nëse shtatzënia është e dëshiruar.

Këto trajtime përfshijnë:

▪ medikamentet në formë të tabletave
▪ pajisje hormonale intrauterine (IUD)
▪ unaza vagjinale
▪ implantet
▪ injeksione
▪ arna (plaste)

Një sërë medikamentesh mund të ndihmojnë në menaxhimin e endometriozës dhe simptomave të saj. Medikamentet anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs) dhe analgjezikët si ibuprofeni dhe naprokseni përdoren shpesh për të trajtuar dhimbjen. Ilaçet hormonale si analogët e GnRH dhe metodat kontraceptive (kontrolli i lindjes) mund të ndihmojnë gjithashtu në kontrollimin e dhimbjes.

Këto metoda mund të mos jenë të përshtatshme për ato që duan të mbeten shtatzënë, pasi që ato ndikojnë në ovulacion. Disa trajtime shoqërohen me efekte anësore dhe simptomat e lidhura me endometriozën ndonjëherë mund të rishfaqen pas përfundimit të terapisë.

Trajtimi për infertilitetin për shkak të endometriozës përfshijnë heqjen kirurgjikale laparoskopike të endometriozës, stimulimin ovarian me inseminim intrauterin (IUI) dhe fekondimin in vitro (IVF), normat e suksesit ndryshojnë nga pacienti në pacient.

Kirurgjia ndonjëherë përdoret për të hequr lezionet e endometriozës, adhesionet (ngjitjet) dhe indin fibroz. Suksesi në reduktimin e simptomave të dhimbjes dhe rritjen e normave të shtatzënisë përmes operacionit shpesh varen nga shtrirja e sëmundjes. Përveç kësaj, lezionet mund të përsëriten edhe pas çrrënjosjes së suksesshme. Anomalitë e muskujve të dyshemesë së legenit mund të kontribuojnë në dhimbjen kronike të legenit, pacientët mund të përfitojnë nga fizioterapia dhe trajtimet plotësuese në disa pacientë.

Rritja e ndërgjegjësimit mund t’i ndihmojë njerëzit të diagnostikohen herët. Trajtimi i hershëm mund të ngadalësojë ose ndalojë përparimin natyral të sëmundjes dhe të zvogëlojë simptomat afatgjata. Si përfundim, zgjedhja e trajtimit varet nga efektiviteti në individ, efektet anësore negative, siguria afatgjatë, kostot dhe disponueshmëria.

Related Posts

  •     Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat pritet që vende-vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 16-20 gradë. “Do të fryjë erë nga drejtimi i

  •     Qeveria e Kosovës – aktualisht  në detyrë, në krye me Albin Kurtin në buxhetin e vitit 2022 për herë të parë kishin ndarë një linjë të veçantë buxhetore si përkrahje për Luginën e Preshevës. Përmes një memorandum bashkëpunimi, Qeveria e Kosovës këto mjete i bartë te Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh), institucion ky i cili përfaqëson

  •     Kryetari i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, është drejt fitores në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion, sipas dy exit poll-eve. Ky rezultat shihet si shprehje e vullnetit të qytetarëve që Rumania të qëndrojë në rrugën e saj pro-perëndimore. Sondazhe të veçanta nga Avangarde dhe CURS i dhanë Danit një fitore të

  •   Ish-presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë, thotë zyra e tij, shkruan BBC, transmeto KFVA. “Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden iu nënshtrua një kontrolli për një gungë të re në prostatë pas përkeqësimit të simptomave urinare. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason