Frikë dhe mister: Vajza e mitur zhduket, dyshohet rrëmbim me veturë drejt Mitrovicës…

 

 

Një rast shqetësues është raportuar nga një familje në fshatin Busi të Prishtinës, ku vajza e tyre e mitur, D.G, 14 vjeçare, është larguar nga shtëpia mbrëmjen e djeshme dhe nuk është kthyer më.

Burime nga familja Gashi i kanë treguar Sinjalit se rreth orës 22:00 të datës 15 maj, D.G është parë për herë të fundit nga gjyshja e saj, e cila vëren se ajo ka hipur në një veturë që ndaloi pranë shtëpisë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Deri në ato çaste, askush nga familja nuk ishte në dijeni për këtë lëvizje.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit, babai i saj, D.G, 35 vjeçar, ka marrë një telefonatë nga një numër i panjohur. Personi që e kontaktoi është prezantuar si vëllai i djalit që thuhet se e ka marrë vajzën dhe ka deklaruar se D.G ndodhet në Mitrovicë, por sipas tij ajo nuk pranon të flasë dhe as të kthehet në shtëpi. Për më tepër, ai ka shtuar se as vëllai i tij nuk është i gatshëm ta kthejë vajzën.

Në momentin e largimit, D.G kishte të veshura xhinse të zeza dhe bluzë të zezë, është e gjatë rreth 183 cm, me flokë kafe dhe sy të kafë.

Familja apelon te të gjithë qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e vajzës së tyre, të lajmërojnë menjëherë. Ata janë thellësisht të shqetësuar për gjendjen emocionale dhe fizike të saj.

“Na ndihmoni ta kthejmë në shtëpi vajzën tonë,” thonë ata përmes një mesazhi që përçuan përmes Sinjalit.

Sinjali do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastin dhe do të publikojë çdo informacion të ri që mund të ndihmojë në gjetjen e së miturës.

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…