E shanë Albion Rrahmanin, doktori i Spartas e godet me shuplakë kundërshtarin

 

 

Sparta Prague mori veprime strikte ndaj sjelljes së kryesorit të ekipit mjekësor të klubit.

Filip Hrdlicka e goditi me shuplakë Jan Kralin, mbrojtësin e Signa Olomouc, në finalen e Kupës së Çekisë, e luajtur këtë të mërkurë, të cilën Sparta e humbi 3-1. Për këtë, ai u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari kryesor, Karel Roucek. Dhe një tjetër dënim erdhi nga klubi, i cili menjëherë ia ndërpreu kontratën.

“Sjellje e tillë nga një person me pozitë në ekipin tonë është e papranueshme dhe jashtëzakonisht kundër vlerave të klubit. AC Sparta Praha i kërkon falje lojtarit dhe klubit për sjelljen e përfaqësuesit të klubit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Sjeljla e Hrdlicka është një nga momentet negative të finales me Olomouc.

Kjo përplasje në fund të ndeshjes u nisë nga një ‘luftë’ në vijën e fushës, para syve të dy ekipeve.

Sulmuesi i Spartas, Albion Rrahmani u përplas shumë me mbrojtësin e Sigmas, Jakub Pokorny.

Ai ra në tokë, duke e goditur në kokë me të pasmet e tij.

Kjo shkaktoi një reagim të menjëhershëm. Stoli i Olomous shpërtheu në drejtim të fushës dhe formuan një grup rreth gjyqtarit të ndeshjes, i cili veçse e kishte nxjerrë kartonin e verdhë për lojtarin e Spartas, në këtë rast Rrahmanin.

Emocionet ishin në kulm në ato momente. Rrahmani dhe Pokorny ishin të shtrirë në fushë, në dhimbje dhe në nevojë për trajtim. Doktorët nga të dy ekipet shkuan te ta.

Lojtarët e Sigmas po ashtu shkuan te Rrahmani, duke e sharë dhe duke e kritikuar për ndërhyrjen e tij të rëndë në Pokornyn.

Matej Hadas dhe Jan Kral ishin afër tyre, me këtë të fundit që mori një shuplakë nga doktori i Spartas, Filip Hrdlicka.

“Sjellje e tmerrshme”, gjyqtari Rouckek kishte dhënë arsyen për ndëshkimin me karton të kuq ndaj doktorit të Spartas, në raportin e ndeshjes. “Ai e goditi Kralin në fytyrë me pëllëmbën e dorës, në momentet kur ndeshja ishte e ndërprerë. Kral nuk ishte lënduar dhe e mbylli ndeshjes”, specifikohet më tutje në raport.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…