Donika Gërvalla eskalon rëndë ndaj mediave pas skandaleve të Pecit: Janë produkt i krimit të organizuar

 

 

Ministrja e Punëve të Jashtme në dorëheqje, Donika Gërvalla i ka dalur në mbrojtje bashkëpartiakut të saj Faton Pecit, pasi mediat raportuan për shumë skandale brenda minsitrisë që ai drejton, shkruan KFVA.

Gërvalla përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka esaklauar duke sulmuar mediat dhe duke i quajtur si “produkt i krimit të organizuar“.

“Këto fushata të rreme dhe denigruese nuk pijnë ujë në Kosovë. Qytetari e njeh mirë Fatonin, e vlerëson punën dhe ndershmërinë e tij dhe prandaj me votë e ka ngritur aty ku e meriton, në mesin e më të votuarve në Republikën e Kosovës”, shkroi Gërvalla mes tjerash.

Postimi i ploë:

Faton Peci është ministër i shkëlqyeshëm, sepse është punëtor i madh, i ndershëm deri në palcë, i guximshëm si rrallë kush, i ditur, i edukuar, plot integritet dhe dinjitet.
Fushatat e orkestruara dhe sistematike të muajve të fundit kundër Fatonit, para dhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, janë produkt i krimit të organizuar dhe përfaqësuesve dhe pronarëve të bizneseve mediatike, që veç gazetarë nuk janë. Shtrembërimet, trillimet dhe gënjeshtrat e tyre të hapura janë shprehja më e qartë e dëshpërimit të atyre që tentuan me sajime e fabrikime të njollosin ministrin jo vetëm të suksesshëm të qeverisë Kurti, por edhe shumë të dashur për qytetarët.
Këto fushata të rreme dhe denigruese nuk pijnë ujë në Kosovë. Qytetari e njeh mirë Fatonin, e vlerëson punën dhe ndershmërinë e tij dhe prandaj me votë e ka ngritur aty ku e meriton, në mesin e më të votuarve në Republikën e Kosovës.
Jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që kemi kapërcyer, por edhe për ato që na presin gjatë
4-vjeçarit të ardhshëm. Por nuk ka fushatë njollosëse, nuk ka kërcënim e as sulm që na ndal. Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime, e ne po vazhdojmë me punët e shumta që kemi përpara, me nder, dinjitet e integritet. E në fund, qytetari është ai që na e bën vlerësimin.
  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…