‘Bloomberg’ rrëzon propagandën e Ramës: Samiti do fokusohet te emigracioni

 

 

Media e madhe amerikane, ‘Bloomberg’ rrëzon propagandën e qeverisë shqiptare për samitin e sotëm të Komunitetit Politik të Europës në Shqipëri.

Sipas kësaj media, në fokus të samitit do jetë emigracioni.

“Emigracioni do të jetë në qendër të agjendës në samitin e sotëm të Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Liderë të ndryshëm, përfshirë Friedrich Merz nga Gjermania, Emmanuel Macron nga Franca, Keir Starmer i Britanisë dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, do të marrin pjesë. Ata gjithashtu do të diskutojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe mënyrat për të rritur konkurrueshmërinë e kontinentit”, thekson agjencia.

Ndërkohë, propaganda qeveritare po përpiqet ta shesë këtë samit si një mbështetje për integrimin e vendit.

Kujtojmë se Shqipëria është një nga vendet që eksporton më shumë emigrantë në Europë.

Nga ana tjetër, liderët e Europës po e shohin Shqipërinë gjithmonë e më shumë si një ‘kosh’ për të dërguar emigrantët e padëshiruar.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…