Blerim Kuçi i bashkohet LDK-së, sot zyrtarizohet aderimi

 

 

Ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, pritet të aderojë sot në LDK, raporton gazeta online Reporteri.net. Në fakt, për ish-Ministrin kosovar aderimi në LDK do të thotë rikthim pas 17 vitesh tek kjo parti politike.

Blerim Kuçi po rikthehet në politikë. Pas një pauze disa vjeçare pas largimit nga AAK-ja në vitin 2022, ish-kryetari i Suharekës pritet t’i bashkohet sot partisë së Lumir Abdixhikut, merr vesh gazeta KFVA.

Zyrtarizmi i Kuçit në LDK pritet të ndodhë të premten pasdite.

Rikthimi i Kuçit në politikë dhe LDK po ndodhë në prag të zgjedhjeve lokale në vend.

Ndonëse nuk dihet nëse i njëjti synon t’i kthehet garës për kryetar të Suharekës, këtë herë si kandidat i LDK-së, vlen të ceket se si personalitet nga kjo komunë, Kuçi çdo herë në zgjedhje lokale shihet si njeri me ndikim në rezultatin zgjedhorë në këtë qytezë. Përkrahja e tij ndaj Bali Muharremajt, për shumë konsiderohej si “formulë” e fitores së tij deri tash në Suharekë.

Blerim Kuçi kishte braktisur në vitin 2022 AAK-në e Ramush Haradinajt për t’u fokusuar në biznesin e tij. Para largimit nga kjo parti ai kishte qenë ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, nga radhët e AAK-së, në Qeverinë Hoti.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…