Argjentina ndalon importin e shpendëve nga Brazili!

 

 

Qeveria argjentinase vendosi sot të pezullojë importin e shpendëve dhe produkteve të ngjashme nga Brazili, pas konfirmimit të rasteve me gripin e shpendëve në një fermë të madhe braziliane.

Sipas burimeve zyrtare, vendimi u mor menjëherë pas njoftimit nga autoritetet braziliane për praninë e virusit. Në reagimin e saj, agjencia kombëtare për sigurinë dhe cilësinë e produkteve agro-ushqimore në Argjentinë, SENASA, theksoi se po merren masa të menjëhershme për të parandaluar hyrjen e produkteve të infektuara në vend

Pas konfirmimit nga autoritetet braziliane, SENASA i ka kërkuar sektorit të prodhimit të forcojë masat e biosigurisë në të gjitha objektet”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Autoritetet argjentinase janë zotuar se nuk do të lejojnë importin e shpendëve apo produkteve të tyre nëse ekziston rreziku i përhapjes së sëmundjes.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…