by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në Tiranë është mbajtur një darkë joformale mes liderëve të BE-së dhe krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në prag të samitit të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbahet nesër.
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, publikoi një fotografi ku shihen të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit.
“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, shkroi von der Leyen në platformën “X”, transmeton KFVA.
Në foto shihet presidentja Vjosa Osmani. Afër saj është homologu i saj malazez, Jakov Milatoviq, pastaj Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, kryeministri në detyrë i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i këtij vendi, Bajram Begaj, kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, anëtarja e presidencës boshnjake, Zhelka Cvijanoviq, e kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski.
Komuniteti Politik Evropian (KPE) është një platformë politike ndërqeveritare e krijuar për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane – si ato që janë anëtare të Bashkimit Evropian (BE), ashtu edhe ato që nuk janë pjesë e tij. Qëllimi kryesor i KPE është të trajtojë sfida të përbashkëta në kontinentin evropian përmes një formati fleksibël dhe gjithëpërfshirës, jashtë strukturës formale të BE-së.
Në thelb, Komuniteti Politik Evropian është një “urë politike” për të forcuar Evropën si tërësi, përballë sfidave globale si lufta, energjia, migrimi dhe dezinformimi.
FC Barcelona ka siguruar titullin e La Ligës pas një fitoreje 2-0 ndaj rivalëve lokalë, Espanyol, në derbin katalanas të zhvilluar në RCDE Stadium. Goli i parë u shënua nga talenti i ri Lamine Yamal në minutën e 53-të, me një goditje të bukur nga distanca. Krejt në minutat shtesë, Fermin Lopez e vulosi fitoren
Barcelona ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Espanyol. Ishte Lamine Yamal i cili realizoi në minutën e 53-të të ndeshjes një gol spektakolar.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë. Ai zbriti në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së enjtes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Kujtojmë se nesër, Zelensky do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian. Ky takim i rëndësishëm që do të ketë vëmendjen
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe tha të enjten se vendi i tij planifikoi të investojë 1.4 trilion dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë 10 viteve, duke lavdëruar një “partneritet të fortë që lulëzoi” nën presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Sheikh Mohamed bin Zayed njoftoi “planin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të