Osmani pas takimit me liderët e partive: Disponim minimal për zgjidhje

P

 

residentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me liderët e partive politike, ku paralajmëruar se do të ketë takime të tjera.

Osmani tha se duke filluar nga java e ardhshme, mund t’i takojë edhe ndaras seclin lider nëse ka nevojë, shkruan KFVA

Osmani përgëzoi liderët e partive, për siç tha, qasjen e tyre konstruktive.

“Tani unë dua që t’i përgëzoj të gjithë liderët pjesëmarrës për qasjen e tyre konstruktive gjatë këtij takimi, sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërmuese të temave, megjithatë me qasje konstruktive. Secili prej tyre treguan vullnet të mirë që të gjendet një zgjidhje përpara dhe të konstituohet Kuvendi sa më parë”, tha Osmani.

Sipas saj, “ekziston një disponim minimal”, për çka tha se është e bindur se do të rritet me kalimin e kohës, që tha se shpreson shumë se s’do të jetë kohë e gjatë.

Osmani tha se mund ta çojë këtë çështje në Kushtetuese, por se aktualisht do të presin. Ajo tha se këtë e ka përmendur edhe në takim dhe se s’ka pasur kundërshtim për këtë.

“Kam shprehur gatishimëirnë pas diskutimeve që të shohim rrugën përpara në qoftë se është e nevojshme, mirëpo për momentin mendoj që duhet të vazhdojnë përpjekjet për krijim me vetë vullnetin e partive, Nëse zvarrityet shumë, janë disa opsione. Një opsion është vetë deputetët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Mënyra tjetër është që unë si president ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…