Mbyllja e disa zyreve paralele në veri, Ambasada e Francës: Kosova po dërgon sinjale negative te partnerët e vet

 

po dërgon sinjale negative të partnerët e vet”, ka shkrar ambasada franceze në Kosovë, referuar mbylljes së disa zyreve paralele serbe në veri të Mitrovicës nga autoritetet kosovare.

Ditë më parë u mbyll një ujësjellës që funksiononte me sistem të Serbisë si dhe një e ashtuquajtur Zyrë për Sport dhe Rini. Për këto shkroi edhe vetë deputeti Albin Kurti në profilin e tij në Facebook.

“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me kujdes ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”, thanë nga ambasada e Francës./ KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…