Mblidhet kryesia e LDK-së, Abdixhiku: Osmani ta dërgojë çështjen në Kushtetuese, cirk 48 orësh!

 

 

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kryesia e kësaj partie do të mblidhet sot, pas takimit që ai dhe liderët e tjerë politikë kanë pasur me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka thënë edhe se Osmani duhet ta dërgoj bllokadën në Kushtetuese në mënyrë që të zgjidhet situata.

‘‘Jam i lumtur që kishte reflektim pozitiv nga partitë e tjera në përmasën e konsiderimit madje edhe pjesëmarrjes përjashto partisë së parë që nuk kishte as pozicion të qartë por as ide të tjera se si të dilet nga kjo gjendje.  Siç kemi thënë, insistimi në dëshira partiake, sjell gjendjen e ngërçit politik. Tani do të takoj edhe kryesinë e partisë, do të kemi edhe një deklaratë politike të LDK-së. Në situatën e tanishme nuk jemi të interesuar të vazhdojmë tutje me cirkun e çdo 48 orëve të mbledhjes. Është mirë që sa më parë presidentja, të shqyrtoj me kalimin e kohës dërgimin e kësaj çështjeje në Kushtetuese’’, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…