LDK nuk heq dorë nga ideja për qeveri tranzicionale, edhe pas takimit me presidenten Osmani

 

 

Pas takimit të zhvilluar me Presidenten Vjosa Osmani dhe liderët politikë, ku mori pjesë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kjo parti ka dalë me një deklaratë publike, duke pthënë se zgjidhja më e përshtatshme për krizën aktuale politike në vend, është propozimi i tyre për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare, me mandat dhe detyra të qarta.

“Me qëllim të zgjidhjes së krizës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë propozimin për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare. Kryesia e LDK-së vlerëson se ky është propozimi më i përshtatshëm dhe më i dobishëm për interesin e vendit”, thuhet në deklaratën e partisë dhënë pas takimit të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar,  shkruan gazeta online Reporteri.net.

LDK thekson se do të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe maturi, duke ftuar edhe partitë e tjera që të përkrahin këtë ide si rrugën më të mirë për kapërcimin e krizës së thelluar politike.

Sipas LDK-së, kjo situatë është pasojë direkte e dështimit të partisë së parë në arritjen e një shumice parlamentare, duke pamundësuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij.

“Çdo përpjekje për të funksionalizuar institucionet pa një shumicë parlamentare është tentativë për të imponuar dëshira politike mbi realitetin politik. Përsëritja e dështimeve në përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk ofron asnjë zgjidhje”, thuhet më tej në deklaratë.

LDK tërheq vëmendjen se zvarritja e situatës nuk mund të vazhdojë pafundësisht, duke e cilësuar të dëmshme për interesin publik çdo vonesë në ndërtimin e institucioneve. Sipas saj, veprimi i një qeverie në detyrë përtej kompetencave kushtetuese përbën rrezik për rendin kushtetues dhe mund të përbëjë shkelje serioze ligjore.

 

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…