Grusht për historinë: Donjeta Sadiku në finale të Kupës së Botës – Kosova siguron medalje botërore!

 

 

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në Kupën Botërore që po mbahet në ‘Feliks Stamm’ të Polonisë.

Boksierja jonë është kualifikuar në finalen e madhe të këtij turneu duke mundur italianen Rebecca Nicoli në duelin gjysmëfinale.

Sadiku pas fitores ndaj italianes, është shprehur shumë e lumtur më suksesin e arritur. Ajo thotë se mezi e pret finalen dhe shpreson në medaljen e artë.

“Sot arrita fitoren e dytë në Poloni. Jam shumë e lumtur. E kam pasur përball një boksiere mjaft të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam arritur deri këtu”.

“Finalen e presë më padurim dhe më shumë entuziazëm. Kam ardhur pwr tw artwn. Shpresoj së do të stolisem më medalje të artë”, ka thwnw Donjeta Sadiku.

Derisa në çerekfinale, boksierja kosovare triumfoi ndaj polakes Alesandra Jankowiak, me rezultat 5:0./KFVA/
  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…