Dimri troket në prag: Shi, erë e borë nesër në të gjitha anët!

 

Mot i ftohtë me shi dhe erë parashihet për ditën e premtë, me kalimin e frontit të ftohtë në vend, që shoqërohet me erëra të fuqishme veriore, me hove çasti deri në 16m/s (60km/h). Të reshurat pritet të përfsihën vendin që sonte nga mesnata dhe orëve të hershme të mëngjesit për të vazhduar kohëpaskohe gjatë tërë ditës. Më të shumta po parashihet të jenë pjesëve më jugore përreth vargmaleve të Sharrit, deri nga Ferizaji dhe Gjilani.

Temperaturat pësojnë rënie nga 12C e 14C fillimisht, deri në 7C e 9C gjatë ditës, e më vonë zbresin deri në 3C e 5C. Me këtë rënie të temperaturave reshje dëbore parashihen zonave malore fillimisht nga Alpet Shqiptare, e më vonë nga Sharri, paraqiten mundësi dhe nga bjeshkët e Gollakut, prej 1000m lartësi mbidetare. Reshje dëbore mund të bien dhe nga pjesë të larta të Gërmisë.

Ditën e shtunë mbetet mot më i ftohtë, me më shumë vransira që kalojnë mbi vend, herë herë të shoqëruara me ndonjë rigë shiu. Minimalet zbresin deri në 2C e 3C. Viseve malore ende mund të shfaqen kushte për ndonjë rrebesh bore. Ditën e diel më shumë diell, mirëpo orëve të pasdites parashihen kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 18C e 19C. Ditëve të para të javës vijuese, duken gjasa për mot paksa më stabil, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave mbi 20C. Të hënën pasdite, nuk duhet përjashtuar mundësinë për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore. Minimalet shënojnë rritje deri në 7C. Erërat ndryshojnë drejtimin nga perëndimi e jugperëndimi, dhe frynë të lehta e mesatare 3-10m/s./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…