Deputetëve u vjen një njoftim nga Kushtetuesja pak para seancës, u jepet afati për komente!

 

 

Për pak minuta pritet të nis seanca konstuive, e 16’ta me radhë.

Deputetët sot kanë para vetes një dokument. Bëhet fjalë për një njoftim nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me kërkesën e dorëzuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rreth vendimit për votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, të marrë nga Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, shkruan KFVA.

Letrat janë shpërndarë nga Sekretaria e Kuvendit, ku bëhet e ditur se deputetët mund të çojnë komente deri më 19 maj.

“Deputetët e Kuvendit mund t’i paraqesin komentet e tyre me shkrim, nëse kanë lidhur me kërkesën e lartëshënuar, jo më vonë se më 19 maj 2025”, thuhet në njoftim.

Seanca është paraparë të nis në orën 10:00, mirëpo deputetët ende s’janë mbledhur./

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…