Berisha për VV’në: Populli ka nevojë të kuptojë se kush janë këta njerëz

 

 

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se ka insistuar që të votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të shohin se pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe vet ky subjekt politik, sipas tij, nuk janë për të drejtuar vendin. Ai tha se më keq se Haxhiu po të propozohen për kryetare të Kuvendit janë propozimet që i ka bërë vet Grupi Parlamentar i AAK-së për kryetare të Kuvendit nga VV, Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi.

“Unë kam inisituar që ta votojnë ose hiç të mos e ndërrojnë, sepse Albulena Haxhiu bile i përfaqëson më denjësisht. Populli ka nevojë të kuptojë se kush janë këta njerëz, këta nuk bënë me udhëheq, por nuk qenka Albulena ose vjen dikush që nga propozimi i Grupit tonë Parlamentar, por njëjtë  si Albulena janë ata” u shpreh Berisha në Klan Kosova.

Bile kjo Albulena e respektoj sepse kjo nuk ka lënë gjë për të ardhur në pushtet, këto dyja që i kemi përmendur janë marioneta të Dejona Mihalit, ka shtuar Berisha.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…