by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti në vizitë Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të Gjermanisë (DEU), Gjeneral Leitnant Alexander Sollfrank, në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë.
Gjatë vizitës, ata shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon.
Gjenerali Sollfrank vlerësoi përpjekjet e KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, si dhe për mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit – dialog për të cilin Komandanti i KFOR-it bëri thirrje që të vazhdojë me një frymë të re dhe vendosmëri.
Gjeneral Major Barduani gjithashtu uroi Gjeneral Leitnant Sollfrank për kontributin afatgjatë të Gjermanisë në KFOR dhe për stabilitetin rajonal
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila ia dorëzoi raportin përfundimtar të këtij misioni lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Gjatë takimit, Radoniqi e falënderoi Loiseaun për angazhimin në përcjelljen nga afër të punës
Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka ndarë pamje të takimit që Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, zhvilloi sonte në Prishtinë me kryeministrin në largim Albin Kurti. Në njoftimin e publikuar në faqen e tyre në Facebook, bëhet e ditur se Costa “theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin
Deputetja e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka bërë thirrje për reflektim nga të gjitha subjektet politike për të tejkaluar ngërçin institucional. “Asnjë kalkulim afatshkurtër nuk duhet të mbajë peng asnjë ditë më shumë të ardhmen e vendit. Ne nuk kemi të drejtë t’i zhgënjejmë qytetarët me mosveprim. Ata na
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se sonte do të të fillojë largimi i mbeturinave në kryeqytet. Ai tha se për këtë situatë do të shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat alternativë që kanë në dispozicion. Ai thotë se Kryeqyteti është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore për të mos lejuar përsëritjen e situatave të