by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një kompani lokale me aksionare një biznes serb me degë në Mal të Zi, e fitoi kontratën për përpunimin e mbetjeve shtazore në Kosovë, janë zbuluar një hulumtim
Kontratën për “Funksionalizimin e objektit për përpunimin e nënprodukteve shtazore”, Ministria e Bujqësisë ia dha më 10 janar të këtij viti kompanisë “LIP KS & IT” Sh.P.K.
Kompania fituese e kontratës, sipas një hulumtimi të portalit Kallxo.com, është një biznes i themeluar nga tre aksionar: Naser Maloku, një sipërmarrës nga Kosova dhe dy kompanitë private “LIPITALIA 2000” S.P.S., me seli në Rosta të Italisë dhe “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi.
Të tre themeluesit e kompanisë, shtetasi kosovar dhe dy subjektet biznesore, figuronin si aksionarë në dosjen e aplikimit dorëzuar në thirrjen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për kontratën.
Portali Kallxo.com ka zbuluar se “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi, është një kompani simotër e “MR & Co doo” me seli në Beograd të Serbisë.
Pronësia e bizneseve bie mbi shtetasin serb, Muamer Ragipoviq, bazuar në hulumtimin e portalit Kallxo.com. Ragipoviq figuron si drejtor edhe në kompaninë “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi, e cila kishte aksione në kompaninë kosovare që e nënshkroi kontratën me Ministrinë e Bujqësisë.
Por, një muaj pas nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Bujqësisë, kompania e biznesmenit serb i kishte tërhequr aksionet nga biznesi “LIP KS & IT”, i regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), shkruan Kallxo.com.
Kompania serbe ishte tërhequr nga pronësia mbi kompaninë më 20 shkurt.
Aksionet e saj ishin bartur tek Naser Maloku dhe kompania “ARCHES BAU” Sh.P.K., kompani e cila më vonë do të bashkohej si aksionare e “LIP KS & IT”.
Qeveria e Kosovës, në një vendim të nxjerrë më 9 janar vendosi që të aprovonte dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.
Një ditë më pas, më 10 janar, Ministria e Bujqësisë e përzgjodhi fituese të kontratës kompaninë “LIP KS & IT” Sh.P.K..
Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, kompanisë “LIP KS & IT” Sh.P.K. i është dhënë e drejta për operim të fabrikës për 20 vite, duke u llogaritur viti 2024 deri në vitin 2044, me mundësi vazhdimi.
Sipas kontratës, kompania obligohet të paguajë një qira prej 30 mijë euro brenda vitit, që i bie nga 2 mijë e 500 euro çdo muaj. Neni 4 i kontratës parasheh edhe subvencionin e kompanisë për çdo kilogram të grumbulluar dhe përpunuar.
Momenti kur një zemër fillon të formohet është kapur për herë të parë në imazhe të jashtëzakonshme me kalim kohe. Pamjet tregojnë se qelizat kardiake në një embrion miu fillojnë të organizohen spontanisht në një formë të ngjashme me zemrën në fazat e hershme të zhvillimit. Shkencëtarët thonë se kjo teknikë mund të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i presë nesër në ora 15:00 liderët e partive politike në një takim konsultativ, me synimin për të gjetur një zgjidhje për krizën institucionale që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në takimin e ftuar nga Osmani pritet të marrin pjesë Albin Kurti (LVV), Memli
Nga janari deri në mars të këtij viti, në Kosovë figurojnë mbi 100 mijë të punësuar më pak. Saktësisht sipas statistikave zyrtare qe ka siguruar Infokus, vetëm në janar, shkurt dhe mars të këtij viti janë 106 e 23 kontribuues më pak në sistemin pensional, krahasuar me tremujorin e fundi të vitit 2024.
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, premtoi të mërkurën, gjatë fjalës së tij para Bundestagut, se do të ndërtojë “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë” përballë kërcënimeve të një Rusie armiqësore dhe luftës në Ukrainë. Merz u shpreh se ky angazhim është i përshtatshëm për një nga shtetet më të populluara dhe ekonomikisht