Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një grua

 

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Autostradqn “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka vdekur një grua. 

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni.

Sot me datë 14.05.2025, në orën 13:00 në Autostradën ”Ibrahim Rugova” Km-7 drejtimi PZ-Jug-Morinë është shkaktuar një aksident Trafiku me Fatalitet, në mes një Veture e tipit VW Tiguan dhe një Kamioni të tipit Mercedes. Një pasagjer (gjinia femërore) si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë, ku Mjeku kujdestar në vend te ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj.

Në vend të ngjarjes ka dal njësitë kompetente policore dhe Prokurori Kujdestar me udhëzim të të cilit trupi i pa jete te dërgohet në obduksion. Hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera janë ne proces nga ekipet hetuese policore qe do te behën te ditura pas përfundimit te raportev. Kërkojmë vigjilence nga pjesmarrsit ne trafik dhe respektim te rregullave ne menyre qe te shmangen rastet e tilla tragjike”, ka deklaruar Hoxha./KFVA/

 

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…