Spektakël Ajror: Pesë Aeroplanë Luftarakë Shoqërojnë Air Force One në Udhëtimin Historik të Trump drejt Arabisë Saudite

 

 

Air Force One po i afrohej Arabisë Saudite dhe të paktën pesë aeroplanë luftarakë thuhet se po e shoqëronin aeroplanin e presidentit amerikan ndërsa ai po bëhej gati për ulje.

Kjo është paraqitur edhe në një video e cila është shpërndarë nga zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, përcjell KFVA.

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë

Lexo po ashtuTrump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë

Kujtojmë se Donald Trump sapo ka zbarkuar në Arabinë Saudite për të nisur turneun e tij të rëndësishëm tre-ditor në Lindjen e Mesme.

 

Ky është udhëtimi i tij i parë i madh diplomatik jashtë vendit i mandatit të tij të dytë dhe do të përfshijë gjithashtu vizita në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dhe siç vlerësojnë mediat, kjo shënon fillimin e një “jave tepër historike” si për Lindjen e Mesme ashtu edhe për SHBA-në.

Ato kujtojnë se princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, tashmë ka premtuar rreth 600 miliardë dollarë investime dhe thotë se “ky udhëtim do të jetë për biznes të madh dhe investime të mëdha”.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…