Numërohen 98% e kutive të votimit në Shqipëri, PS siguron 82 mandate, PD rënie krahasuar me 2021

 

 

Kur janë numëruar 98% e kutive të votimit brenda Shqipërisë, Partia Socialiste po shkon drejt fitores duke siguruar një mandat të katërt qeverisës me 82 vende në Kuvend.

Me 52.1% të votave në rang kombëtar, PS ka marrë 727,592 vota, duke shënuar një fitore të thellë kundrejt Partisë Demokratike, e cila ka marrë 34.36%, ose 477,797 vota, që përkthehet në 52 mandate, një rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur PD kishte 63 mandate.

Rritja e Partisë Socialiste është ndjerë në të gjitha qarqet, madje edhe në bastionet tradicionale të djathta. Në Dibër, PS ka përmbysur rezultatin, duke marrë një epërsi të papritur. Deri më tani, numërimi ka përfunduar në nëntë qarqe: Berat, Dibër, Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër, ndërsa vijon në Tiranë, Fier dhe Durrës.

Numërimi paralel i votës së diasporës, që për herë të parë po kontribuon në rezultat, i jep sërish epërsi PS-së me 55.3% të votave, krahasuar me 28.4% që kanë shkuar për PD dhe aleatët. Kjo votë pritet të ndikojë sidomos në qarqet e mëdha si Tirana, Durrësi dhe Fieri.

Votat për partitë e vogla

PSD e Tom Doshit mban 3 mandate me 3.4% të votave

Partia Mundësia e Agron Shehajt merr 1 mandat (3%)

Nisma Shqipëria Bëhet me 3.5% dhe Lëvizja Bashkë me 1.4%, sigurojnë nga 1 mandat

Partitë e tjera të vogla nuk arrijnë të futen në Kuvend

Votat e pavlefshme dhe lista e hapur

Raportohen 52,224 vota të pavlefshme.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…