Në vend të votës – pauzë, përçarje e përsëritje: Seanca e 15-të, si telenovelë e keqe politike!

 

 

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00, për herë të 15-të në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin.

Kjo vjen pasi ka dështuar edhe seanca e 14-të, ku nuk u arrit të zgjidhet kryeparlamentarja. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë votat e mjaftueshme.

Të dielën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish kërkoi që votimi të bëhej i fshehtë, por prapë nuk funksionoi.

Në fund, rezultati i votimit ishte 54 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…