by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Mexhiti: Ti pengove ndryshimin! Taravari ia kthen: Për ndryshim flet pensionisti i BDI-së
Pas largimit të ASH-së së Arben Taravarit nga Qeveria, vazhdon përplasja politike mes ish-partnerëve të koalicionit VLEN, kryetarit të Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti dhe Arben Taravarit kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Pas kumtimit të lajmit nga vetë Taravari për tërheqje nga Qeveria, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në një status në rrjetin social thumboi Taravarin duke e quajtur Taravarin si dëshpërimin e të gjithë shqiptarëve. Por, tutje Mexhiti akuzon Taravarin për pengim të ndryshimit.
“Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin.
Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë.
Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë.
Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASh-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e ASh-së.
Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari- intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist, burrë a grua- ti je zhgënjimi i secilit aktivist e simpatizant, i secilit shqiptar e shqiptare që e votoi dhe e mbështeti ndryshimin.
VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit. I ftojmë dhe mirëpresim me bujari të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit që ndjehen të mashtruar, të tradhëtuar dhe të lënë në mes të rrugës pa orientim”, ka shkruar Izet Mexhiti në rrjetin social Facebook.
E për këtë status të Izet Mexhitit reagoi edhe Arben Taravari.
Taravari Mexhitin e quajti veteran të BDI-së, që siç thotë Izet Mexhiti nga BDI është larguar për konflikt interesi.
“Të flasi për ndryshim një veteran, pensionist i BDI-së që u nda prej saj vetëm për konflikte interesi, e që shumë shpejt pushteti e verboi me shkëlqimin e tij, është sa absurde po aq edhe qesharake!
Të shkosh me ty është të paralizohesh”, ka shkruar Arben Taravari.
Kujtojmë se mbrëmë partia e Taravarit vendosi që të largohet nga Qeveria dhe 5 deputetët e ASH-së të kalojnë në opozitë. Duhet theksuar se ASH-ja e Taravarit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përfaqësohet me 5 deputetë me çka i plotëson kushtet për formimin e Grupit Parlamentar në Kuvend si parti opozitare.
Plasaritjet mes koalicionit VLEN erdhën pas deklaratave të Taravarit për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetorin e këtij viti (2025), ku ASH-ja doli me qëndrim se do të garojnë me lista të veçanta me kandidatë për kryetar komunash dhe me lista të veçanta për këshilltarët komunal. Por, për këtë partnerët tjerë të koalicionit, Izet Mexhiti (LD), Bilall Kasami (Lëvizja Besa) dhe Zeqirja Ibrahimi (Aleternativa) kategorikisht ishën kundër daljes në zgjedhjet lokale me lista të veçanta.
🔹 Analizë e shkruar posaçërisht për gazetën dhe Agjencinë KFVA nga një ekspert i njohur i zhvillimeve politike dhe mediatike në Maqedoni.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri