by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Më shumë se 20 deputetë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim në qasjen e politikës së jashtme ndaj Serbisë pas pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj.
“Sot i kam shkruar një letër ministrit të Jashtëm, duke kërkuar një ndryshim të madh në qasjen tonë të politikës së jashtme ndaj Serbisë, pas pjesëmarrjes së presidentit Vuçiq në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj. Letra është nënshkruar edhe nga 25 parlamentarë të tjerë”, ka shkruar në rrjetin X deputetja britanike Emma Lewell.
Në letër, ndër të tjera, thuhet se Serbia nën Aleksandar Vuçiqin ka forcuar lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin, “veçanërisht si i vetmi shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë, pavarësisht krimeve të tmerrshme të kryera kundër Ukrainës që nga viti 2014”.
“Për më tepër, presidenti Vuçiq po përpiqet të destabilizojë Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit, duke bashkëpunuar ngushtë me Rusinë e Putinit, e cila synon të largojë vëmendjen nga pushtimi i saj i plotë i Ukrainës”, thuhet në letrën drejtuar ministrit të Jashtëm britanik.
Në letër theksohet gjithashtu se gjatë sundimit të Vuçiqit, Serbia ka përjetuar një regres të madh demokratik, me sulme të vazhdueshme ndaj mediave, opozitës politike dhe shoqërisë civile, si dhe korrupsion të përhapur, që ka kontribuar në protestat masive kundër qeverisë së tij në muajt e fundit.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi më 9 maj, gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, se Moska “vlerëson kursin e pavarur dhe sovran të Serbisë në çështjet ndërkombëtare”.
Takimi bilateral ndërmjet Putinit dhe Vuçiqit në Moskë ishte takimi i tyre i parë zyrtar pas më shumë se tre vjetësh nga pushtimi rus i Ukrainës.
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës. Në një njoftim zyrtar, KRM-ja deklaron se kjo po bëhet për shkak të mos pagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës, borxh ky që kap vlerën
Xherdan Shaqiri e ka hapur derën. Por shtrohet pyetja se kush tjetër do të rikthehet te Baseli? A do të ribashkohen Yann Sommer, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në Basel? Këto pyetje e bën gazeta zvicerane “Luzerner Zeitung” të martën. Gazeta e njohur zvicerane ka bërë një analizë se në çfarë rrethanash mund
Partia Demokratike ka humbur një mandat në Tiranë, teksa po numërohen edhe votat e fundit të mbetura për subjektet politike, raporton KFVA. Mbetet për t’u parë deri në fund të numërimit se kush do ta gëzojë këtë mandat, pasi është hera e dytë që ky mandat kalon nga njëra forcë politike te tjetra.
Kur janë numëruar 98% e kutive të votimit brenda Shqipërisë, Partia Socialiste po shkon drejt fitores duke siguruar një mandat të katërt qeverisës me 82 vende në Kuvend. Me 52.1% të votave në rang kombëtar, PS ka marrë 727,592 vota, duke shënuar një fitore të thellë kundrejt Partisë Demokratike, e cila ka marrë 34.36%,