by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dhomat e Specializuara kanë dalë me një reagim pas anulimin të konferencës së Kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova, pas protestës së veteranëve.
Në njoftim thuhet se konferenca u detyrua të anulohej në interes të sigurisë publike dhe sipas këshillimit nga Policia e Kosovës, shkruan KFVA.
“Duke mbajtur parasysh se gjykimet mbahen jashtë Kosovës, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë synim të mbajnë vazhdimisht të informuar publikun në Kosovë lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, për informacion të përditësuar, objektiv dhe transparent. Ky ishte qëllimi i vizitës së Kryetare Trendafilovës në Kosovë këtë javë dhe gjithashtu i takimeve me gazetarët në Kosovë si takimi që ishte planifikuar sot, ku mediat mund të bëjnë pyetje dhe dëgjojnë përgjigje nga gjykata”, thuhet në njoftim.Tutje thuhet se nuk ishte e mundur që veprimtaria të mbahej sot “për shkak të protestave të veteranëve dhe të tjerëve ku u hodhën bomba tymuese që u bënë për të penguar mbajtjen e takimit”.
“Duke njohur të drejtën demokratike për protestë paqësore, DHSK-ja shpreh keqardhjen që në situatën e sotme gazetarët u penguan që t’i bënin pyetje vetë Kryetares së Gjykatës. DHSK-ja mbetet e angazhuar për informimin në mënyrë transparente të publikut dhe gazetarëve në Kosovë në lidhje me ecurinë e procese gjyqësore në Hagë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, thuhet në njoftim.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e kishte quajtur këtë vizitë provokim të qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës së tyre çlirimtare.
“Poshtë Gjykata” Speciale dhe “UÇK, UÇK” kanë brohoritur ata në protestë, ku më pas është hedhur edhe tym i zi./
Donald Trump pritet të përshëndetet me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Riad të mërkurën, shkruan Axios, duke cituar dy burime të njohura me planin. Më herët në një njoftim të rëndësishëm, Trump tha se po i hiqte të gjitha sanksionet ndaj Sirisë për t’i “dhënë atyre një shans për madhështi”, më pak se gjashtë muaj
Aktivisti i njohur kundër bullizmit, Labinot Azemi, ka zhvilluar një takim të veçantë me mikun e tij të vjetër, Shkëmb Manaj, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës. Takimi u përqendrua në diskutime për mundësitë e bashkëpunimit dhe idetë që mund të kontribuojnë për përmirësimin e jetës në kryeqytet. Azemi, i
Politika është arti i pushtetit, bindjes dhe qeverisjes—një forcë dinamike që formëson shoqëritë dhe ndikon në rrjedhën e historisë. Qoftë në manovrat diplomatike, betejat ideologjike apo kompleksitetin e qeverisjes, diskursi politik kërkon analizë të mprehtë dhe një kuptim të thellë të forcave që veprojnë. Në Maqedoninë e Veriut, balancat politike po dridhen dhe
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës. Në një njoftim zyrtar, KRM-ja deklaron se kjo po bëhet për shkak të mos pagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës, borxh ky që kap vlerën