Rasti “Mati”, sekuestrohen mbi 2 milionë euro pasuri

 

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve në kuadër të rastit “Mati”, është sekuestruar pasuri shtesë në vlerë mbi 2 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti është nën hetime në drejtim të veprës penale “shpëlarja e parasë”.

Në rastin e koduar me emrin “Mati”, gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke zhvilluar hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin “Mati”, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona.

PSRK njofton opinionin publik se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tash
pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 Euro.

Kjo pasuri shtesë është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C., e cila me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special është sekuestruar, si në vijim:

· 20 (njëzet) njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 Euro;

· 02 (dy) lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 Euro;

· 17 (shtatëmbëdhjetë) vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 Euro;

· 6 (gjashtë) depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 Euro;

Rasti është nën hetime në drejtim të veprës penale “Shpëlarja e Parasë”, dhe për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…