Ndodh edhe kjo: Autobusi kosovar dykatësh ngec në një nënkalim në Zagreb

 

 

Autobusi i kompanisë kosovare “Flutura Raizen” ka ngecur nën nënkalimin më të famshëm në Zagreb në rrugën Miramarska.

Autobusi dykatësh, katër metra i lartë ka tentuar të kalojë nën një nënkalim 3.65 metra të lartë, shkruan gazeta kroate Jutarnji list, transmeton KFVA.

“Sot një automjet me targa të Kosovës duke lëvizur drejt qendrës, ka ngecur në pjesën më të gjerë të nënkalimit, ku çatia e tij ka goditur tavanin e nënkalimit. Komunikacioni ka mundur të vazhdojë në korsinë e djathtë, të ngushtë, që kalon nën nënkalim”.

“Sipas dëshmitarëve, drama është zgjidhur për rreth 20 minuta kur shoferi ka arritur të kthehet prapa”, raporton gazeta kroate.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…