by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gazetari Çim Peka, i njohur për kundërshtinë e tij të madhe ndaj pushtetit aktual në Shqipëri, dje ishte i sigurt që opozita në Shqipëri korr fitore, duke iu kapur madje Baton Haxhiut për exit poll-in që nxirrte Edi Ramën fitues. Sot ndryshoi krejt rrëfimi, shkruan Gazeta KFVA.
Peka dje tha se qytetarët duhet të rrinë të qetë, sepse opozita do të marrë mbi 70 mandate dhe se exit poll-i i Baton Haxhiut tregonte se PS-ja ishte në panik.
“Jane ne panik se nuk kane Lulin perballe te nderrojne kutite naten! Rrini te qete, opozita eshte shume mbi 70 mandate”, tha Çimi mbrëmë, shumë i bindur se PS-ja bie nga pushteti.
Sidoqoftë, disa orë më vonë nga kjo deklaratë optimiste, PS-ja është duke prirë me 52% të votave dhe me 83 mandate. PD-ja, në anën tjetër, ka veç 34% të votave ose 50 mandate. Bashkë me partitë e tjera, opozita shkon më së shumti deri në 57 mandate, e jo 70 siç pretendonte Çimi.
Por, gazetari i njohur sot sërish reagoi, tash me një sërë akuzash ndaj SPAK-ut, Altin Dumanit, Partisë Socialiste dhe ‘mercenarëve’ të saj.
“Tani besoj nuk keni me dilema qe SPAK u krijua per mandatin e katert te Rames! Nje vit qe Berisha ishte ne arrest pa akuze, Rama-Dumani-Krimi me liste ne dore ndertuan trupen e re elektorale per 80 e kusur mandatesh qe i duheshin Rames”, tha Çim Peka, i cili para pak orësh thoshte 70+ mandate për opozitën.
“Sot jemi ne regjimin Rama-Dumani. Ta gezoni regjimin, une do vazhdoj”, tha Çimi më tej, i vendosur për të bërë opozitë ndaj Ramës, edhe pse mbrëmë priste që PD-ja të ngjitej në pushtet./gazetametro.net
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri