by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përcjell KFVA.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, temë qendrore e takimit ishte procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kryeministri rikujtoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe raportuesja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tashmë kanë konfirmuar se Kosova i plotëson kriteret ligjore dhe institucionale për të qenë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare. Ai theksoi se avancimi i mëtejmë i vendit tonë në procesin e pranimit do të tregonte se reformat demokratike dhe linjëzimi me normat dhe vlerat evropiane njihen dhe vlerësohen madje dhe në kontekste të vështira politike në të cilat kërkohen vendime parimore dhe strategjike që përforcojnë unitetin dhe qëndrueshmërinë evropiane. Si rezultat i vonesave në anëtarësim, shtoi më tej kryeministri, po të vazhdohet t’u mohohet qytetarëve të Kosovës, përfshirë komuniteteve joshumicë dhe grupeve tjera të cenueshme, e drejta në qasje në Gjykatë Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një mekanizëm ky mbrojtës kyç që do të mund të forconte ndjeshëm të drejtat individuale dhe llogaridhënien”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
Sipas kësaj komunikate, aty gjithashtu u diskutua edhe për rrugën përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e fundit në vend.
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkruar pas takimit me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, takim në të cilin ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve të QUINT-it dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, shkruan KFVA. Hargreaves tha se ka bërë apel që qeveria e re të formohet
Gazetari Çim Peka, i njohur për kundërshtinë e tij të madhe ndaj pushtetit aktual në Shqipëri, dje ishte i sigurt që opozita në Shqipëri korr fitore, duke iu kapur madje Baton Haxhiut për exit poll-in që nxirrte Edi Ramën fitues. Sot ndryshoi krejt rrëfimi, shkruan Gazeta KFVA. Peka dje tha se qytetarët duhet
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka konfirmuar për Periskopin se kryetari i partisë, Memli Krasniqi do të marr pjesë takimin e thirrur nga presidentja Osmani. “Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizim të një personi të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë. Policia i ka publikuar të dhënat e të dyshuarit, përcjell KFVA. Foto: POLICIA E KOSOVËS Personi i kërkuar është Kujtim Alimusaj, i lindur me 25.07.1981 nё Fshatin Strellc i