AAK-ja dorëzon në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë për Kryeparlamentarin

 

 

Të hënën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ashtu siç dhe kishte paralajmëruar të dielën pas dështimit të seancës, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e insisitimit të kalimit në votim të fshehtë për votimin e Kryeparlamentarit, shkruan KFVA.

Deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj ka thënë se kanë dërguar në Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Sipas saj, AAK mendon se po zhvlerësohet vlera e KUvendit duke mbajtur seanca çdo 48 orë.

“Ne si AAK i kemi nënshkrimet e deputetëve të AAK-së, LDK-së dhe të PDK-së e kemi dërguar në Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të proceduarave për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Raporti është hartuar nga ekspertët e AAK-së dhe kërkuam që të trajtohet. Po mendojmë se po zhvlerësohet vlera e Kuvendit duke mbajtur seanca çdo 48 orë, në seanca ku po shkelet Kushtetuta e Kosovës. E kërkuam që ndoshta të propozohet edhe me masë të përkohshme të seancave, derisa të merret një vendim në lidhje me këtë lëndë”, tha Kadrijaj.

  • Shkrime të ngjashme

    Haradinaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet. Duke folur në Klan Kosova, Haradinaj tha se i kishte gjetur ata…

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…