Tensionohet situata në Parkun Olimpik për votat e Greqisë, PD kërkon të futet brenda perimetrit të sigurisë, Balla: Po shkelni ligjin

 

 

Me tensione po vijon numërimi i votave të diasporës për qarkun e Korçës, pasi PD kërkon që votat e Greqisë të ndaheni pasi sipas tyre ka anomali, duke u afruar edhe te perimetri i sigurisë.

Ndërkohë socialisti i PS Taulant Balla deklaron se PD po shkel ligjin dhe po pengon procesin e numërimit.

“ Ti s’ke të drejtë të shkelësh ligjin. Ti po shkel ligjin, ajo që je duke bërë ti është përtej kompetencave. Unë kam 30 vite që merrem me këtë punë. Kërko një provë. Kush është prova? Shko shqyrto provën që të thonë ata. Kanë humbur, duan alibinë. Je në shpërdorim detyre. S’ka vendim, o zonjë. Kjo është e rëndë”, dëgjohet Balla duke iu thënë përfaqësuesve të PD.

“I kemi bërë thirrje KQZ-së që për votën e Greqisë të marrin masa dhe ta veçojnë, është shoqëruar me anomali”, tha përfaqësuesi i PD.

“S’ka asnjë bazë ligjore që të kontestosh një zarf. PD po merr më qafë numëruesit e vetë. Dënimi është 3-6 muaj burg për pengim procesi. Nuk mund të kontestosh një zarf, mund të kontestosh një fletë votimi. A keni dëgjuar ndonjë provë?”, tha Balla.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…